Scarlett Johansson padit Disneyn lidhur me filmin “Black Widow”

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Aktorja hollivudiane, Scarlett Johansson, e cila luan Natasha Romanoff në ‘universin’ Marvel, ka vendosur të padisë Disneyn për shkeljen e marrëveshjes për premierën e filmit “Black Widow”.

Mediat amerikane shkruajnë se 36-vjeçarja ka ngritur padi në një gjykatë në Los Angeles, duke deklaruar se Disney shkeli një marrëveshje të rëndësishme duke publikuar njëkohësisht filmin në platformat transmetuese dhe në kinema.

Aktorja deklaroi në padi se paga e saj lidhej ekskluzivisht me shfaqjen e filmit në kinema, domethënë se në kontratë nuk thuhej se filmi do të publikohej në platformat transmetuese në të njëjtën kohë.

Disney u përgjigj se këto procese gjyqësore ishin të pabazuara dhe se publikimi i filmit në platformat transmetuese i ka sjellë më shumë përfitime Johanssonit: “Kjo ka rritur mundësinë e fitimeve të saj shtesë, pasi ajo tashmë është paguar 20 milionë dollarë”.

Kujtojmë që “Black Widow” u shfaq premierë në fillim të korrikut të këtij viti dhe fitoi 60 milionë dollarë në nivel global, ndërsa në Shtetet e Bashkuara fitoi një shtesë prej 80 milionë dollarësh.

Të ngjashme