Scherzinger del hapur me të dashurin 7 vjet më të ri

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 13:49 | Nga Ekonomia Online

Kishte disa ditë që po përflitej për një lidhje të mundshme mes Nicole Scherzinger dhe Thom Evans, por tashmë kjo u vërtetua.

Të dielën mbrëma në tapetin e kuq të “Golden Globes”, këngëtarja e famshme vendosi që të bënte publike romancën e saj.

Ndërsa të martën ata janë fotografuar dorë për dore, pasi dolën nga një restorant ku shijuan darkën.

41-vjeçarja u shfaq mjaft elegante krahas partnerit të saj 34-vjeçar, teksa shëtisnin me njëri-tjetrin. Këngëtarja tregoi format e saj trupore me një kostum bezhë, ku pantallonat ishin të gjëra dhe pjesa e sipërme e ngushtë dhe i nxirrte barkun jashtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme