Schwarzenegger ndryshon mënyrën e ushtrimeve: Dua të mbroj gjunjët

Prishtinë | 30 Nën 2018 | 08:09 | Nga Ekonomia Online

Ai është një prej aktorëve më të mëdhenj të botës së hollivudit, ku ka qindra role filmike.

Bëhet fjalë për Arnold Schwarzeneggerin, i cili ka treguar se është i detyruar të ndryshojë regjimin e ushtrimeve.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një interviste për revistën “Men’s Health”, ku 71-vjeçari tregoi se më shkaku i dëmtimit të gjunjëve ndër vite, do të duhet të ndryshojë mënyrën e ushtrimeve.

“Më nuk po mund të bëj ushtrime për këmbët. Më janë dëmtuar shumë gjunjët. Duhet t’i ruaj pasi dua të shkoj për ski”, tha ‘Terminatori’

Megjithatë, duket se artisti nuk ka hequr dorë nga peshat e rënda pasi këtë tani e bën përmes teknologjisë.

“Një njeri si unë me operime në shpatull, kofshë dhe gjunjë mund të gjejë gjithmonë një ushtrim. Nuk mund të ngre më pesha, por mund të gjej një makineri që do të më ndihmojë ta bëj këtë gjë”, përfundoi ai.

Ndryshe, Schwarzenegger është duke punuar në disa projekte të vogla filmike që do të mund t’i shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme