“Scooby-Doo” dhe “Tom and Jerry” së shpejti do të vijnë si filma të vërtetë

Prishtinë | 17 Tet 2018 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Kompania Warner Bros është vendosur të rimarrë të drejtën e publikimit të serive të famshme “Tom And Jerry” dhe “Scooby-Doo” vitin e ardhshëm, të cilët tashmë janë në prodhim, dhe po shndërrohen në filma.

Warner dhe Warner Animation Group (WAG) kanë rekrutuar Chris Colombusin si përgjegjës, i cili ka qenë më parë regjisor i “Harry Potter” dhe “Pixels”, për një përshtatje të “Scooby-Doo”.

Dhe regjisori i “Fantastic Four”, Tim Story, do të bashkohet me ekipin e “Tom dhe Jerry”, shkruan DailyMai.

Warner do të bashkojë forcat midis departamentit të tyre të animuar dhe fotografive hibride për të xhiruar skenat e përbashkëta të maces me miun dhe gjithë pjesëtarëve të tjerë në film, dhe burimet kanë zbuluar se Warner Bros do t’i përmbahet stilit të suksesshëm të karikaturave.

“Tom dhe Jerry” do të fillojnë xhirimet në vitin 2019 dhe projekti i titulluar “Scooby-Doo” do të arrijë në teatro në tremujorin e parë të vitit 2020, raporton revista Variety.

Vazhdimi i xhirimeve pritet të bëhet edhe me pjesëmarrjen e një lojtari të madh të basketbollit, siç është LeBron James.

Lojtari profesionist i basketbollit do të startojë karrierën si “aktor” në filmin e Warner Bros dhe është i kënaqur që do të punojë me regjisorin e ‘Black Panthe’, Ryan Coogler për këtë projekt.

Filmi origjinal “Space Jam” bëri që Michael Jordan të bashkohej me “Bugs Bunny” dhe pjesën tjetër të kartonave të ‘Looney Tunes’ për të luajtur një lojë të basketbollit, në një park argëtimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme