“Scorpion” nga Drake thyen dy rekorde që në ditën e parë

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 17:11 | Nga

“Scorpion” ka bërë histori në muzikën botërore.

Vetëm një ditë pas lansimit të albumit nga Drake me plot 25 këngë, ai ka thyer edhe rekord.

Në Spotify albumi i ri i Drake është dëgjuar 132 milionë herë për vetëm një ditë.

Rekordi është mbajtur më parë nga albumi i Post Malone, “Beerbongs & Bentleys” që u dëgjua 78 milionë herë në ditën hapëse më 27 prill.

Drake beoshet se ka thyer rekord për këngët “Nonstop” që u dëgjua 9.2 milionë herë duke tejkaluar rekordin për një këngë të vetme nga Taylor Swift për këngën “Look What You Made Me Do”.

Spotify ka promovuar shumë albumin e Drake dhe siç ka konfirmuar platforma e dëgjimit të muzikës albumi Scorpion dëgjohej nga 10 milionë herë në orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme