Së shpejti vjen remix-i i një prej këngëve më të dashura të Alban Skënderaj

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 12:29 | Nga Ekonomia Online

Në mars të vitit 2013, Alban Skenderaj, lansoi këngën e tij “Vetëm ty”.

Kënga erdhi pa videoklip por është një nga këngët më të preferuara të publikut.

Kënga numëron më shumë se 11 milionë klikime, dhe Alban dha një lajm të mirë për adhuruesit e këngës.

Me 21 maj, do të lansohet versioni remix i këngës i punuar nga Avaxus.

Alban Skenderaj është njëri nga këngëtarët më të dashur të skenës muzikore, si dhe njihet si njëri ndër këngëtarët që nuk blen klikime në këngë.

Njihet për pjesmarrje të shumta në ‘Këngën Magjike’, sigurishtë dhe fitues.

Të ngjashme