Seldi flet për ndarjen nga Mimoza: Të gjithë më thonë si e le gjithë atë vajzë

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Ndarja e Mimoza Shkodrës nga Seldi Qalliu është përfolur shumë në mediat rozë. Por të shumtë kanë qenë edhe fansat, të cilët e kanë kritikuar dhe kanë bërë fajtor Seldin për këtë ndarje.


Së fundmi gjatë një interviste në emisionin “Xing me Ermalin”, ai ka folur për këtë gjë. Ai është shprehur se njerëzit po hynë më shumë seç duhet në jetën e tij private.

Më tej ai ka vazhduar:

Me këtë komente dhe pak njerëzit do të më futen në krevat. Ma kanë shpifur. Më shkruajnë dhe mesazhe private. Më shkroi njëri: “Si ka mundësi që e lë gjithë atë gocë të mirë? Sikur nuk e dija unë që ishte gocë e mirë, po më tregonte ai.”
Gjithashtu këngëtari ka treguar se edhe shumë persona e kanë fyer me komente, pasi u nda nga Mimoza duke e quajtur edhe të poshtër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme