Seldi po vjen pa dashuri

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Ai ka qenë ndër emrat më të përfolur të shoubizit shqiptar në këtë vit kalendarik që po lëmë pas vetes.

E gjithë kjo në saje të romancës me Mimoa Shkodrën, e cila u kurorëzua me fejesë dhe përfundoi me ndarje.

Seldi Qalliu tashmë ka lënë pas ngjarjet e fundit dhe ka filluar të mendoj për këngën e re, të cilën shumë shpejt do ta sjell para publikut.

Këngëtari ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në xhirimet e videos së këngës së re.

Ai ka zgjedhur kësaj radhe të bashkëpunojë me këngëtaren e re dhe simpatike, Cassey.

“S’ka dashni”, titullohet kënga e re, ku do ta shoqërojë me videon e punuar me produkionin XL Films.

Ndryshe, këngëtari ka premtuar edhe këngë të reja gjatë vitit të ardhshëm kalendarik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme