Selena Gomez e The Weeknd drejt martesës

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 12:35 | Nga

Pak kohë më parë, Selena Gomez vetë e pranoi se është kokë e këmbë e dashuruar me The Weeknd.

24 vjeçarja ka udhëtuar drejt New York-ut për t’ju bashkuar këngëtarit pa të cilin nuk qëndron dot gjatë. Edhe pse kanë kaluar vetëm 5 muaj që prej fillimit të lidhjes, romanca është kaq serioze sa të gjithëve na duket sikur janë bashkë prej një jete.

Miqtë e yllit të pop-it, trgojnë se kurrë nuk e kanë parë Selenan kaq të lumtur sa tani dhe kjo lidhje është krejt ndryshe nga ajo e mëparshmja, kur këngëtarja ishte me Justin Bieber.

“Lidhja e tyre është serioze dhe e pjekur. Ata e duan njëri-tjetrin. Kanë mësuar nga gabimet e lidhjeve të mëparshme dhe e dinë mirë çfarë duan ose jo. Madje, familjet e tyre njihen dhe janë plotësisht dakord me marrëdhënien e tyre”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme