Selena Gomez paralajmëron largimin nga muzika, reagon Cardi B

Prishtinë | 12 Mar 2021 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Selena Gomez ka ngritur reagime të shumta pasi kishte deklaruar në një intervistë për “Vogue” se po mendonte të largohej nga muzika.

Reperja Cardi B është në mesin e atyre që mendojnë se këngëtarja amerikane ka ende shumë për të dhënë për muzikën.

Gomez 28 vjeçare parashihet të publikojë albumin e saj me këngë të realizuara në anglisht e spanjollisht sot edhe pse kishte deklaruar se e ndiente vetën të padobishme.

“Është e vështirë të vazhdosh të bësh muzikë kur njerëzit nuk të marrin seriozisht. Kam pasur momente kur kam menduar se ‘Ku është problemi? Pse po vazhdoj ta bëj këtë?”, është shprehur ajo.

Mirëpo Cardi B ka shkruar të enjten në twitter ku i ka ofruar mbështetje këngëtares dhe aktores bashkë me disa sugjerime dhe fjalë të mira.

“Mendoj se Selena nuk duhet ta lërë muzikë. Ajo bënë muzikë të mirë dhe fansat e duan. Mendoj se ajo ka nevojë për një epokë të re”, ka thënë Cardi B.

Të ngjashme