Selena Gomez pranon se është e vështirë të gjejë dashurinë pas ndarjes nga Justin Bieber

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Ylli i muzikës pop, Selena Gomez, ka treguar se sa e vështirë është të hysh në një marrëdhënie të qëndrueshme që pas ndarjes nga Justin Bieber – tri vite më parë.

Në një intervistë për Vogue, krijuesja e hitit “Lose You To Love Me” tha se fama e ka bërë të vështirë për të që të kuptojë nëse një person e pëlqen vërtet atë.

“Unë nuk mund të takoj dikë dhe të di nëse ai më pëlqen mua”, tha ajo.

“Të them të drejtën, unë thjesht dua të filloj nga e para. Unë dua që gjithçka të jetë krejtësisht e re për mua”.

Ajo gjithashtu tregoi se si duhej të kërkonte ndihmë profesionale pas ndarjes së çrregullt nga Bieber, sepse jeta e saj nuk ishte më në kontrollin e saj.

Përveç kësaj, këngëtarja 28 vjeçare bëri fansat të spekulojnë rreth karrierës pasi theksoi se dëshiron të bëjë një tërheqje nga muzika.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme