Selena Gomez publikon këngën e re, thumbon Justin Bieber

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Selena Gomez vetëm sapo ka befasuar duke hedhur një këngë të re dhe videoklip të ri të titulluar “Look at her now”.

Për të ndarë lajmin e veçantë dhe emocionues, 27-vjeçar ja zgjodhi Instagramin duke publikuar një pjesë të këngës së saj.

Krahas këngës ajo falënderoi të gjithë fansat e saj që i qëndruan pranë edhe në momente të vështira.

Selena madje hyri live në Instagram ku falënderoi edhe njëherë fansat e saj për mbështetjen gjatë këtij udhëtimi të ri.

Kjo këngë vjen pas baladës “Lose You To Love Me”, dedikuar ish-të dashurit Justin Bieber, Selena Gomez ka surprizuar fansat me një tjetër këngë, kushtuar sërish 25 vjeçarit, transmeton klankosova. Përmes këngës, Selena deklaron se do ta gjejë sërish dashurinë, pasi e goditi Justin Bieber me tekstin thumbues në videon bardhë e zi të “Lose You To Love Me”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme