Selena: Justinin e kam të dashur, The Weeknd shok

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 16:40 | Nga

Personazhi më i përfolur për këtë vit është padyshim këngëtarja Selena Gomez. Në fillim për transplantin e veshkës gjatë muajve të verës, më pas për ndarjen nga The Weeknd, e ndërsa tani më për ribashkimin me ish të dashurin e saj, Justin Bieber.

Këngëtarja 25-vjeçare ka folur për herë të parë, për ndryshimet që ka pasur në jetën e saj personale kohët e fundit, ku ka pranuar se është ndarë përfundimisht nga The Weeknd, por duke theksuar që kanë mbetur miq të mirë e që pavarësisht gjithçkaje, ata do të jenë pranë njëri-tjetrit gjithmonë.

“Diçka për të cilën jam me të vërtetë krenare është miqësia e mirë që kam ruajtur me The Weeknd”. Me të vërtetë nuk jemi bashkë, por kemi dhënë premtimin se do të kujdesemi për njëri tjetrin, dhe kjo është diçka shumë me vlerë për mua”, u shpreh ajo gjatë një interviste për Billboard magazine.

E ndërsa për ribashkimin e saj me këngëtarin kanadez, Justin Bieber, Selena u shpreh: Unë jam 25-vjeç, nuk jam 18 apo 20. I çmoj njerëzit që kanë ndikuar me të vërtetë në jetë time”.

Pavarësisht se bukuroshja shprehet se ruan një miqësi me The Weeknd, nuk kemi kuptuar këtë nga këngëtari. Pa shumë zhurmë, pak ditë më pari ai fshiu çdo gjurmë nga ajo, ndërsa Selena vijon të ketë fotot me të në Instagram.

Image result for justin bieber and selena

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme