Semiautomatik lanson këngën e re “Portret”

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Semiautomatik, ka prezantuar këngën e re.

“Portret” mban titullin projekti, i cili është i përfshirë në pjesën e dytë të albumit “Lotus VOL.2”.

‘Beat-in’ e ka realizuar vet artisti i labelit “PINT”, i cili njëkohësisht e ka shkruar edhe tekstin.

Semiautomatik (Foto: YouTube)

Miksimi dhe masterizimi i këngës u realizua nga vet producenti i grupit, K-Master.

Kënga tashmë është lansuar në kanalin zyrtar të “PINT” në YouTube, por pa videoklip.

Nga “Lotus VOL.2” deri më tani u lansuan edhe dy projekte të tjera: “Tarak Obama” dhe “Kur jom me to”.

Ndërkohë, sonte pritet të publikohet “BTNH” në bashkëpunim me NS dhe nesër “Vet” në duet me Ernon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme