Sëmuret Adele, anulon koncertin

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 12:37 | Nga

Për shkak të ftohjes, Adele ka anuluar koncertin e saj në Arizona

Këngëtarja me famë botërore, Adele, përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale u ka kërkuar falje fansave të saj në Arizona, pasiqë është dashur të anulojë koncertin për shkak se është ftohur.

Në videon e publikuar, 28 vjeçarja, u ka bërë të ditur fansave se gjendja shëndetësore e saj nuk është e mirë.

Por, ajo çfarë ka rënë në sy, është dukja e këngëtares, e cila pothuajse çdo herë duket mahnitëse në shfaqjet e saj.

Një pamje krejt tjetër e saj, është paraqitur në videon e publikuar, ku Adele është pa grim dhe duket jo mirë.

Adele e sëmur

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme