Serialet “The Punisher” dhe “Jessica Jones” anulohen nga drejtuesit e Netflix

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e Marvel janë ballafaquar me një goditje tjetër nga drejtuesit e Netflix – The Punisher dhe Jessica Jones janë anuluar.

Transmetimi i The Punisher në shërbimin streaming ka përfunduar me publikimin e sezonit të dytë të serialit një muaj më parë, ndërsa sezoni i tretë i përfunduar i Jessica Jones, me Krysten Ritter në rolin kryesor, do të transmetohet.

“The Punisher i Marvelit nuk do të kthehet për sezonin e tretë në Netflix”, konfirmoi një zëdhënës për Deadline. “Producenti Steve Lightfoot, ekipi i shkëlqyer dhe aktorët e jashtëzakonshëm, përfshirë yllin Jon Bernthal, e prodhuan një seri të respektuar dhe të veçantë për fansat dhe jemi krenar që do ta shfaqim punën në Netflix në vitet që vijnë.

“Përveç kësaj, në rishikimin e programimit tonë të Marvelit, kemi vendosur që sezoni i tretë i ardhshëm do të jetë edhe sezoni i fundit për Jessica Jonesin e Marvelit. I jemi mirënjohës producentes Melissa Rosenberg, yllit Krysten Ritter dhe të gjithë aktorëve dhe ekipit, për tre sezonet e pabesueshme të kësaj serie revolucionare, e cila u njoh nga Peabody Awards mes shumë çmimeve tjera.

“I jemi mirënjohës Marvelit për pesë vitet e partneritetit tonë të frytshëm dhe i falënderojmë fansat e pasionuar që i kanë ndjekur këto seri që nga fillimi”.

Bernthal i The Punisherit do të kalojë nga drama aksion në filmin e ardhshëm pararendës të “The Sopranos”, “The Many Saints of Newark”, transmeton KOHA Ditore.

Ai shkroi në mediat sociale të hënën për t’i falënderuar fansat për mbështetjen e tyre: “Për të gjithë ata që kanë shërbyer. Për të gjithë ata që e njohin humbjen. Për të gjithë ata që e duan dhe e kuptojnë (karakterin The Punisher) Frank (Castle) dhe dhimbjen e tij. Ka qenë një nder të ecja në hapat e tij. U jam pafundësisht mirënjohës fansave të stripit dhe burrave dhe grave të forcave të armatosura dhe komunitetit të zbatimit të ligjit për të cilët Franku ka shumë rëndësi.

“Faleminderit USMC-së (United States Marine Corps) dhe të gjithë ushtarëve të mrekullueshëm që më kanë stërvitur. Bëhuni të fortë. Qëndroni të sigurt.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme