Sërish akuzohet Ed Sheeran për përvetësim të këngëve

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Ed Sheeran e ka gjetur veten në një betejë tjetër gjyqësore në të cilën po akuzohet për vjedhje të materialeve për këngët e tij.

Përderisa rasti i tij gjyqësor që përfshin Marvin Gaye pritet të vazhdojë për në vitin 2020, dokumentet e reja të paraqitura në Gjykatën e Lartë pretendojnë se ai “me vetëdije ose nëndërdije ka një zakon të përvetësimit të aftësive kompozicionale dhe punën e këngëtarëve të tjerë”.

Ky pretendim – të cilin Sheeran, 28 vjeçar, e ka mohuar – duket se do të mbulojë procesin e tij të shkrimit të këngëve në përgjithësi.

Rasti përfshin muzikantin e panjohur Sam Chokri, 26 vjeç, i cili ka vendosur të merret me “zakonin e përvetësimit” të Sheeran.

Në ankesën e Chokri, ai përmend si shembull rrugëtimin e Shape Of You të vitit 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme