“Sex and the City” do të përfshijë në episodat e reja ndikimin e Covid-19

Prishtinë | 30 Jan 2021 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Sarah Jessica Parker ka bërë të ditur se sezoni i ri i serialit të famshëm “Sex and the City” do të lidhet me gjendjen në të cilën ndodhet bota, pandeminë me koronavirus.

Aktorja 55 vjeçare e cila po përgatitet për tu kthyer në rolin e saj ikonik u ka premtuar fansave adaptimin me kohën në të cilën po jetojnë njerëzit.

Në një intervistë për “Vanity Fair”, ajo ka konfirmuar se seritë e reja të serialit do t’i adresohen virusit COVID-19 dhe efektin që ka pasur në New York.

“Mendoj se Cynthia, Kristin dhe unë jemi të entuziazmuar rreth kohës që ka kaluar. Por tani kush janë ata në këtë botë? Si janë adaptuar” Çfarë pjese do të luajnë? Ku janë tani si gra, si shoqe dhe si e kanë gjetur rrugën. A janë përshtatur me kohën apo janë si disa njerëz që ndihen konfuz, të kërcënuar, të nervozuar. Jam shumë kurioze të shoh se si skenaristët i kanë imagjinuar gratë sot”, është shprehur Parker gjatë intervistës.

Seriali i famshëm amerikan “Sex and the City”, po rikthehet në ekran me një edicion special në HBO Max.

Xhirimet e serialit pritet të fillojnë këtë pranverë në qytetin e New Yorkut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme