Sezoni i 5-të i “La Casa de Papel” nuk do të publikohet në maj

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Seritë e famshme të “La Casa de Papel” me sezonin e ri do të shfaqen në Netflix, por bazuar në atë që shihet deri tash, ka mundësi që lansimi do të vonohet.

Netflixi ka publikuar listën e filmave të ri dhe serive që do të shfaqen në maj dhe sezoni 5 i “La Casa de Papel” nuk është në këtë listë.

Netflixi ka përmendur se sezoni i 5-të do të publikohet në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Kështu që, episodet e fundit të tij do të dalin mes korrikut dhe dhjetorit të këtij viti, shkruajnë mediat e huaja.

Të ngjashme