Shailene Woodley dhe Aaron Rodgers janë fejuar

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Shailene Woodley dhe Aaron Rodgers janë çifti më i ri i showbizit, dhe besohet se së shpejti do ta kurorëzojnë lidhjen me martesë.

Disa burime e kanë konfirmuar për revistën “People”, se aktorja e serialit hit “Big Little Lies” është fejuar me yllin e futbollit amerikan.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi u konfirmua se, Woodley dhe Rodgers, janë në lidhje dashurie.

“Ata janë shumë të lumtur së bashku dhe nuk është çudi që Aaroni i ka propozuar martesë kaq shpejtë”, citohet të ketë thënë ky burim.

Thashethemet rreth fejesës së aktores së famshme hollywoodiane me sportistin e njohur amerikan, filluan të përhapen të shtunën kur Rodgers e falënderoi të fejuarën e tij, emrin e së cilës nuk e zbuloi për publikisht, teksa e pranoi shpërblimin “Lojtari më i vlefshëm i futbollit amerikan” në një ceremoni online.

“Është nderë i veçantë për mua ta fitoj këtë çmim për herë të tretë. Viti 2020 ishte definitivisht i çmendur për të gjithë, por gjithashtu ishte i mbushur me ndryshime dhe momente të paharruara. Gjatë këtij viti unë u fejova, prandaj për fund dua ta falënderoj gjithë ekipin tim, trajnerin, gjithë stafin dhe të fejuarën time”.

Çifti ende nuk e ka diskutuar apo konfirmuar publikisht lidhjen e tyre.

Të ngjashme