“Shaj” e Arilenës, tani edhe në versionin anglez

Prishtinë | 09 Mar 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Arilena Ara ka gati këngën në versionin në gjuhën angleze për të konkurruar në Eurovision 2020.

“Shaj” ishte kënga e cila u komentua shumë nëpër mediat shqiptare, pas triumfit në festivalin e këngës RTSH, kjo pasi sipas publikut ajo nuk e meritoi fitoren para Elvana Gjatës.

Tani, Arilena ka gati edhe versionin e ri të kësaj kënge e cila do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Kënga tani titullohet “Fall from the sky” dhe është e kompozuar nga muzicientë ndërkombëtarë.

Arilena ka gati edhe klipin i cili do të publikohet këto ditë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme