Shakira i “shpëton” problemeve me drejtësinë spanjolle

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 14:59 | Nga

Këngëtarja kolumbiane Shakira njoftohet se ka paguar autoritetet spanjolle gati 18 milionë paund, pasi u paralajmërua se mund të ndiqet penalisht për mashtrime të dyshuara tatimore.

“The performer” ka shkuar se këngëtarja ka dorëzuar shumën prej gjashtë shifrave për të zgjidhur një borxh tatimor të vitit 2011, pasi autoritetet spanjolle u kërkonin prokurorëve të shqyrtonin çështjet e saj financiare midis 2011 dhe 2014.

Atoritetet pretendojnë se Shakira mund të ketë shmangur pagesën e taksave.

Ndërsa sot gazeta “El Periodico” ka zbuluar se këngëtarja 41-vjeçare, Shakira, pagoi 17.65 milionë paund për vitin 2011 dhe pas kësaj ajo mund të paraqiste një ankesë kundër kërkesës së zyrës së taksave.

Agjencia Tatimore e Spanjës argumentoi se këngëtarja e hitit “The Hips Don’t Lie”, jetonte në Spanjë gjatë asaj periudhe dhe për këtë arsye duhet të kishte paguar tatimin mbi të ardhurat e saj në mbarë botën dhe jo vetëm të ardhurat e fituara në Spanjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme