Sharon Stone mohon ndërhyrjet kirurgjik

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 09:19 | Nga

Ndonëse vitet ikin Sharon Stone nuk njeh moshë. Është 59-vjeçe dhe trupi e fytyra e saj janë perfekte.

Për me tepër aktorja dhe modelja e famshme ka deklaruar se nuk ka bërë kurrë ndërhyrje kirurgjikale.

Në një intervistë Sharon është shprehur në mënyrë ironike se nuk ka kohë që të lahet jo më të bëjë ndërhyrje estetike.

“Unë përdor kremëra dhe përpiqem që të depiloj këmbët kur më kujtohet. Më pëlqen të bëj palestër dhe të punoj, që mendoj se janë çelsi i shëndetit të mirë. Natyrisht ha edhe shëndetshëm”, potencoi Sharon.

Sharon Yvonne Stone u lind më 10 mars të vitit 1958, e është aktore, producente dhe modele e modës.

Ajo jeton në Kaliforni dhe konsiderohet prej aktoreve më të njohura tash e tri dekada.

Sharon ka ditur të pozojë edhe për Playboy nudo, duke thyer kufinjt.

Kurse, në vitin 1992 ajo u shpall një nga top 50 femrat më të bukura në botë nga revista “People”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme