Shfaqet pas shumë vitesh ish-Miss Kosova, Zana Krasniqi (Foto)

Prishtinë | 20 Shk 2017 | 11:48 | Nga

Ajo ishte bukuroshja e cila kishte përfaqësuar Kosovën për herë të parë në “Miss Universe”
Zana Krasniqi, kishte marrë kurorën e më të bukurës kosovare në vitin 2008, duke përfaqësuar Kosovën në Miss Universe për herë të parë me një sukses të jashtëzakonshëm pasi kishte hyrë në mesin e 10 femrave më të bukura të universit.

Por Zana e cila shpesh është krahasuar me aktoren Angeline Jolie, ka vite që është larguar nga syri i publikut.

Ajo pas martesës duket se ju ka përkushtuar tërësisht familjes dhe ka heq dorë nga karriera prej modeleje, bile ajo nuk është aktive as në rrjetet sociale.

Por Zana, është shfaqur këtë vikend në martesën e motrës së saj, dhe duket se nuk ka ndryshuar fare duke ruajtur sharmin dhe bukurinë që ka pasur dikur, shkruan “Magazina.al”

 

 

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme