“Shihemi”, publikohet balada e re e Sabri Fejzullahut

Prishtinë | 25 Dhj 2017 | 10:36 | Nga

Sabri Fejzullahu e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka shoqëruar me videoklip.

Kënga titullohet “Shihemi” dhe është një baladë që ai e interpreton shumë mirë.

Kreshnik Avdiu qëndron prapa kësaj kënge, pasi e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin.

Ndërkaq, Nexhat Mujovi – Virusi është angazhuar për orkestrimin.

Anën vizuale të këtij projekti e ka realizuar produksioni EMFcreative.

“Ti” ishte një prej këngëve të fundit të Sabriut që u prit shumë mirë nga fansat e tij të shumtë.

Mirëpo, kënga paraprake ishte më ritmike dhe kësaj radhe, 70-vjeçari vendosi të vinte me një baladë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme