Shikoni Rita Orën si e hedhë “Vallen e Rugovës” (Video)

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 14:46 | Nga

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, mbrëmë kishte marrë gjithë vëmendjen e publikut dhe medieve rozë. Bukuroshja shqiptare ishte e pranishme në Tiranë në dasmën e kushërirës së saj e cila mbrëmë i dha fund beqarisë.

Pas nuses dhe dhëndrit, e gjithë vëmendja duket se ka shkuar tek ylli shqiptar e cila ishte veshur aq elegante. Rita kishte incizuar atmosferën nga kjo dasmë, ku shihej se ishte e mrekullueshme.

Por të gjitha i patë, por jo edhe Ritën teksa ajo vetë ndezë atmosferën. Rita si duket nuk ka harruar vallet shqiptare.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Ritën mund ta shihni duke vallëzuar me “Vallen e Rugovës”. Se sa bukur di të luaj ajo, mund ta shikoni në videon më poshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme