Shiten të gjitha biletat për filmin “Zgjoi” në Amerikë

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 07:39 | Nga Ekonomia Online

Të gjitha biletat janë shitur për filmin “Zgjoi” në Amerikë.

Interesim të madh për filmin kosovar “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, po tregohet në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.

Në faqen zyrtare të “Zgjoit”, në rrjetin social Facebook, thuhet se pas dy ditë do të bëhet shfaqja e filmit në kinematë e Nju-Jorkut.

“Në “Film Forum” janë shitur të gjitha biletat për terminin e orës 6:50 të së premtes dhe të shtunës. Në këto dy termine, në New York, pas shfaqjes së filmit do të ketë diskutim me regjisoren Blerta Basholli dhe aktoren Yllka Gashi”.

“Ndërsa për terminet e tjera gjatë këtyre dy ditëve kanë mbetur akoma bileta. Gjithashtu ka në shitje biletash edhe në shtetet e tjera amerikane”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme