Shkolla nderon vogëlushen e Bryantit, tërheqin fanellën me numrin 2 nga ekipi

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Ndarja nga jeta e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant shokoi të gjithë botën e sportit.

Shumë personazhe publike dhe të thjeshtë kanë nderuar figurën e tij dhe të vajzës në mënyra të ndryshme.

Los Angeles Lakers tërhoqën numrat 8 dhe 24 nga fanellat e ekipit në shenjë respekti, në mënyrë që askush të mos nënshkruajë mbi emrin e Kobe Bryantit.

Të njëjtin tribut e kanë kryer dhe ekipi i shkollës Harbor Day. Ata deklaruan tërheqjen e numrit 2 teksa kanë kryer dhe homazhe në palestrën e shkollës.

Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna vdiqën në një aksident ajror pasi helikopteri me të cilin udhëtonin u përplas.

Së bashku me to humbën jetën dhe 7 persona të tjerë që ishin në helikopter.

Të ngjashme