Shkurte Gashi në përkrahje të protestës së gastronomëve që do të mbahet të mërkurën

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës dhe Oda e Hotelierisë e Turizmit bënë thirrje për një protestë, që do mbahet të mërkurën para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Kjo ndërlidhet me pakënaqësitë e sektorit të gastronomisë për shkak të kufizimeve që janë bërë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nismës i është bashkuar edhe artistja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Gashi, e cila inkurajon që edhe kolegët e tjerë ta përkrahin këtë.

“Moslejimi i punës sonë atakon direkt mospunën e estradës sonë, me të cilët e gjithë shteti mburret e asnjëherë nuk mendon për ta”, thuhet në postimin e Gashit.

“Për protestën tonë pres përkrahje masive nga estrada jonë”, thuhet më tej në një postim të shpërndarë nga Shkurta, të bërë nga menaxheri Dekorim Sahiti.

“Artist e artiste tona të dashura vazhdojmë. Shpërndajeni”, tha Shkurta.

Protesta, nën moton “Boll Ma”, mbahet të mërkurën nga ora 15:00.

Të ngjashme