Shpat Deda sjell këngën “Rrugës”

Prishtinë | 27 Tet 2019 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Kantautori Shpat Deda e ka publikuar këngën dhe videoklipin e tij më të ri të titulluar ‘Rrugës’.

Kjo i paraprinë publikimit të materialeve të tjera të reja dhe të albumit me po të njëjtin emër.

Ju rikujtojmë se ‘Rrugës’ do të jetë albumi i tretë i kantautorit Shpat Deda, i cili përgjatë karrierës së tij mbi 10 vjeçare në muzikë i ka publikuar albumet ‘Molla e Parë’ dhe ‘Shkëndijë’.

Kënga ‘Rrugës’ ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, ndërsa aranzhmanet, produksioni dhe inçizimet live për të janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin.

Në këtë proces ngushtë të involvuar ishin edhe Nesim Maxhuni në tupana dhe Liburn Jupolli në piano.

Të ngjashme