Shpat Kasapi publikon këngën e re “Fol”

Prishtinë | 12 Kor 2021 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka prezantuar një tjetër këngë të re.

“Fol” mban titullin projekti, të cilin njëherësh e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artisti vjen me një paraqitje skenike të mahnitshme, gjersa rrëmbeu vëmendje me sharmin dhe elegancën e tij.

Teksti u shkrua nga Rozana Radi kurse për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Gramoz Kozeli.

Producent i këtij projekti është Daut Avdimetaj.

Kjo vjen pas këngës “Mbretëresha ime”, të cilën ia dedikoi bashkëshortes së tij, Selvije Jaos.

Të njëjtit përndryshe u martuan pak muaj më parë ndonëse në një ceremoni private. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme