Shpat Kasapi shumë romantik, dedikon këngë të dashurës

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Jeta private e Shpat Kasapit ka qenë thuajse çdoherë në fokus të medieve shqiptare.

Lidhja dhe ndarja nga modelja Afërdita Dreshaj patën zgjuar vëmendjen e publikut, por, kjo periudhë për këngëtarin mbetet vetëm e kaluar.

Kjo se, ai po e shijon në maksimum lidhjen me të dashurën e re, Selvijën.

Madje, Shpati po i dedikon asaj një këngë, e cila pritet të publikohet së shpejti.

Këtë gjë këngëtari e konfirmoi përmes një fotografie të hedhur në Instastory.

“Një këngë për ty e dashura ime Selvije” shkroi Shpati, i cili është bërë shumë romantik kohëve të fundit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme