Shpërthejnë lotët në Big Brother, kjo është arsyeja

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Qëndrimi brenda të izoluar nga jeta publike, të afërmit, shoqëria dhe larg rrjeteve sociale, po ndikon vazhdimisht në deponimin e banorëve të Big Brother VIP.

Ata pa komplekse po shprehin zemërimin, hidhërimin, mërzinë e gëzimin me njëri-tjetrin, madje debatet mes tyre shpesh herë janë ashpërsuar.

Një situatë emocionale së fundmi ka patur edhe këngëtarja, Beatrix Ramosaj, e cila hyri në shtëpi rreth dy javë më parë.

Teksa në shtëpi u lëshua një nga këngët e vëllait të saj, këngëtarit, Alban Ramosaj, ajo e emocionuar ka shpërthyer në lot.

“Jam shumë mirë vetëm që nuk ia kam dëgjuar zërin prej ditësh dhe mu duk e çuditshme, ja ha zemrën, sa shumë u gëzova, po qaj prej gëzimi”, ka thënë Beatrix e cila u ngushëllua nga Fifi dhe Semi të cilat e përqafuar për të ia larguar mërzinë.

Të ngjashme