“Shpëtove vëlla nga ajo psikopate…” -motra e Granitit me fjalë të rënda për Fifin

Prishtinë | 24 Tet 2021 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Ditën e djeshme, marrëdhënia e Fifit dhe Granitit u bë temë e mediave rozë, për shkak se ky i fundit deklaroi se nuk mund të kishte diçka më shumë se marrëdhënie shoqërore.

Por, lidhur me këtë temë ka reaguar edhe motra e Granitit, përmes rrjetit social “Instagram”.

Ajo tregon se nga jashtë e ka luftuar ‘lidhjen’ e Granitit me Fifin, pasiqë Genta e sheh një lidhje në mes Semit dhe Granit.

“Granit, Ti je brenda por une nga jashtë e luftova fuqishëm ‘lidhjen’ tuaj, luftova për nxitjen dhe presionin që vazhdimisht ta bënin si brenda si jasht, mu kundervun, më shan, me fyen! Përse?! Sepse tek ty pash diçka tjetër më dikë tjëtër! Të gjithë pan një Sem&Donald, ndërsa unë nga momenti par të pash ty dhe Semin! Do dalin këto fjal e ti vllai rri i qetë, u lehtësove nga ajo e çmendur, shpëtove nga ajo psikopate, maniake, e semure mendore dhe nje njëri shumë i ult dhe i vogel!! Forca Granit të do Shqipëria, te do Kosova!”, shkruan krahas fotografisë.

Më pas ajo ka fshirë postimin dhe ka shkruar së nuk ka asgjë personale me këngëtaren, Fifi.

“Hej hej njërëz qetësohuni. Merreni pak më shtruar punën e Big Brother. Më kemi bombarduar me mesazhe. Asgjë nuk kam kundër Fitit si person dhe si këngëtare. E respektoj cfarëdo ndjenje mes tyre, qoftë shoqëri apo diçka tjetër dhe zgjedhja i takon atyre se janë dy të rritur. Po për lojë brenda BB duket se po dëmtojnë njeri tjetrin”-shkruan motra e Granitit.

Të ngjashme