“Shpresoj t’ua zbusim monotoninë”, kënga e Remzie Osmanit dhe Fifit pritet të publikohet nesër

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Remzie Osmani dhe Fifi së shpejti publikojnë bashkëpunimin e tyre.

Para një muaji gjatë një interviste për emisionin “Mirage”, këngëtarja ka folur lidhur me një bashkëpunim që do ta sjell me këngëtaren Filloreta Raçi-Fifi.

E tani duket se i ka ardhur koha kësaj kënge, madje në kohën e pandemisë.

Në një postim në Instagram Remzie Osmani ka treguar se ka mbetur edhe pak deri në publikimn e kësaj kënge ndërsa shpreson t’ua zbus monotoninë fansave.

Në fakt kënga pritet të publikohet nesër.

“Me nje kenge plot dinamizem,shpresoj te ua zbusim pak monotinene fansa ,# kenga e re edhe pak ”, është shprehur ajo./ln

Të ngjashme