Shqiptari i cili po bën bujë në televizionet turke

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 09:53 | Nga

Nik Xhelilaj është ndër aktorët më të suksesshëm shqiptar, që po korr sukses edhe jashtë kufijve. Së shpejti, pritet të publikohet në Shqipëri edhe seriali historik turk “Kryeqyteti”, ku Nik Xhelilaj luan një ndër rolet kryesore, përcjell “Zëri.info”.

Mirëpo ky nuk është projekti i vetëm në shtetin turk, ku Xhelilaj do të shkëlqejë!

Në një intervistë për emisionin “Nd’rrimin e natës”, ai ka zbuluar se ka pranuar ofertën për të qenë pjesë e një tjetër seriali, transmeton “Zeri.info”

Tematika e filmit do të jetë me Sirinë dhe do e nis me rolin e një terroristi, por në serialet turke nuk dihet si përfundon”,-ka thënë më tej Nik, ku tregoi se do të luaj rolin e një shqiptari me origjinë nga qyteti i Prizrenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme