Shqiptari nga Tetova bëhet dhëndri i Steven Spielberg

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 20:28 | Nga Ekonomia Online

Destry Allyn, e bija e regjisorit, producentit dhe skenaristit amerikan të filmit, Steven Spielberg, i cili është edhe fitues i shumë çmimeve Oscar si regjisori më i mirë, është fejuar me të dashurin e saj Genc Legrand, me të cilin kanë qenë në një lidhje që gjatë kohë.


Lajmin e ka dhënë vetë Allyn të premten në llogarinë e saj në instagram, raporton Hollywood Reporter. Genc Legrand është djali i radiologut nga Tetova, Kabil Tahiri, i cili jeton në Zvicër.

Ajo ka shpërndarë dy fotografi, një me të dashurin e saj dhe një tjetër të unazës së fejesës.

“Jam shumë e emocionuar që po vazhdoj jetën me shokun tim të ngushtë. Kjo është dita më e mirë e jetës time. Të dua.”, ka shkruan Allyn.

Elle Fanning, Kaitlyn Dever, Julianne Moore, Ireland Baldwin dhe motra e saj Sasha Spielberg janë ndër personat që e uruan Allyn për fejesën. Allyn ka shpërndarë video dhe fotografi të unazës por edhe festës me miqtë e saj në instagram story. Ajo e ndërroi mbiemrin e famshëm kur filloi karrierën e saj në Hollywood.

Të ngjashme