Shqiptarja, yll televiziv në Itali

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Modelja shqiptare Alba Vejseli është zgjedhur në rolin e “Madre Natura” (Nëna Natyrë) në spektaklin televiziv “Ciao Darwin” drejtuar nga prezantuesi i njohur Paolo Bonolis, çdo të premte në kanalin 5 të Mediaset.Me një trup mjaft të bukur, 1 e 74 cm e gjatë, sy blu, flokë gështenjë dhe e veshur me bikini, ashtu siç e kërkon roli i saj si “Madre Natura”, Alba Vejseli ka bërë menjëherë për vete publikun italian e veçanërisht meshkujt.

Dhe pse është shfaqja e parë e saj në një spektakël televiz italian, modelja shqiptare ka pozuar më parë për të promovuar rajonin e Puglias apo dhe si fotomedele në reklama të ndryshme.

Nën drejtimin e Paolo Bonolis, prej 10 vitesh “Ciao Darëin” është nga spektaklet më të suksesshëm të Mediaset. Personazhi i ‘Nënës Natyrë’ me anë të globit-tokë që rrotullohet zgjedh konkurrentët e dy skuadrave të garojnë në lojëra argëtuese mes tyre.

View this post on Instagram

sleepy face

A post shared by Alba Vejseli (@albavejseli) on

View this post on Instagram

blustery morning in Puglia

A post shared by Alba Vejseli (@albavejseli) on

Të ngjashme