Shtatzënia e Kyliet duket më së miri në këto foto

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 18:30 | Nga

A është apo jo shtatzënë?

Kjo pyetje mori një përgjigje dhe këtë mund ta shohim tani me sytë tanë. Kylie Jenner ishte mbyllur në shtëpi që nga koha kur lajmet për shtatzëninë pushtuan mediat botërore, por nuk mund të bënte të njëjtën gjë në ditëlindjen e nësës së saj. Bukuroshja 20-vjeçare është fotografuar mëngjesin e sotëm, pas një feste të “shfrenuar” për 62 vjetorin e Kriss Jenner.

Duke parë këto foto ekskluzive të Daily Mail, shtatzënia duket më së miri që prej kohës kur u dha lajmi.

20-vjeçarja, e cila ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lajmin e gëzuar, është parë të hipë në bordin e avionit privat të së ëmës, Kris Jenner, për festimet e ditëlindjes së saj të 62-të.

Pavarësisht se është munduar të mbulojë barkun me një bluzë të madhe, pamja e saj e tregon më së miri që është shtatzënë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme