Shtëpia e Rita Orës në Kosovë, i kushtoi këngëtares 1.7 milionë euro

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Ajo u rendit në mesin e muzikantëve më të pasur në britanik me një pasuri prej 20.8 milionë euro listës së ‘The Sunday Times Rich List’.

Këngëtarja e njohur kosovare me famë botërore, Rita Ora falë kësaj pasurie ka investuar edhe në blerjen e një shtëpije luksoze për prindërit e saj në Kosovë.

Sipas ‘The Sun’, këngëtarja e hitit ‘Hot Right Now’ ka shpenzuar një shumë prej 1.7 milionë euro për një shtëpi në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.

Nëna e këngëtares 28 vjeçare, Vera ditë më parë ka publikuar një fotografi mbi të cilën ka shkruar “Shtëpia është aty ku është zemra, edhe pse ne jetojmë në Londër është shumë e rëndësishme për ne që fëmijët tanë dhe gjenerata e ardhshme të kenë mundësinë që të vizitojnë vendlindjen tonë Prishtinën”.

Ndërsa një burim i afërt me familjen e Ritës deklaroj se këngëtarja është shumë falënderues ndaj tyre prandaj kjo është më e pakta që mund të bëjë.

“E gjithë familja e Ritës ka kontribuar në suksesin e saj prandaj ajo dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër që tua kthej atye dhe të sigurohet që të jetojnë një jetë të rehatshme, ajo është falënderuese që ata i dhanë mundësinë në jetë që të largohet nga Kosova gjatë acarimeve politike dhe tash ata të kenë mundësinë që të rikthehen tek rrënjët e tyre” tha ky burim.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Rita i bëri prindërit e tyre shtëpi, ajo në vitin 2014 u dhuroj atyre shtëpinë e saj me gjashtë dhoma në veri të Londrës.

Të ngjashme