Shtëpia luksoze e Labinot Tahirit e dekoruar për festat e fundvitit

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri dhe familja e tij duket se kanë hyrë në frymën e festave të fundvitit.

Duket se shtëpia e tyre është dekoruar enkas tashmë për fundvit, duke marrë një pamje magjepsëse – ashtu siç tradita e fundviti e do.

Ka qenë bashkëshortja e tij, Hana Jakupi – Tahiri, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Facebook një pamje të ambientit më luksoz të shtëpisë së tyre të dekoruar për fundvit.

Bredhi me zbukurime dhe oxhaku i ndriçuar duket të jetë elementi kyç që ia shtojnë edhe më tepër hijeshinë shtëpisë së tyre në këto ditë festash.

Çifti përndryshe janë prindër të tre fëmijëve: dy djemve dhe një vajze.

Përkundër angazhimeve të shumta në jetën profesionale, Labi përpiqet që të jetë gjithmonë sa më pranë më të dashurve të tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme