Shtiu me armë, shoqërohet në polici reperi Noizy

Durrës | 10 Jan 2017 | 00:10 | Nga

Policia shqiptare ka nisur procedim penal ndaj reperit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.

Ai është shoqëruar mbrëmjen e së hënës në Policinë e Durrësit, për t’u marrë në pyetje dhe për të kryer disa verifikimeve, lidhur me një video të postuar, ku duket këngëtari duke qëlluar me armë.

Në videon (të cilën mund ta shihni më poshtë) shihet këngëtari teksa qëllon me pistoletë disa herë në ajër.

Nga shpjegimet që ai kishte bërë kohë më parë, shprehej se video është bërë për një nga videoklipet e tij.

Pak ditë më parë, policia shpalli në kërkim edhe reperin Stresi, pasi ky i fundit u xhirua teksa qëllonte në ajër me armë shotgan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme