Shtyhet konferenca për media për rastin e Loredana Zefit

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Konferenca për media e planifikuar të mbahet në ora 12:00 është shtyrë për ora 14:00.

Sot me datën 10 maj është planifikuar që këngëtarja Loredana Zefi të mbajë konferencë për media në lidhje me akuzat për vjedhje.

Por përmes një postimi në Facebook avokati i artistes, Tomë Gashi ka njoftuar se mbledhja është shtyrë për 2 orë.

Në postimin e ndarë ai shkroi :NJOFTIM PËR MEDIA -KONFERNCA E CAKTUAR PËR OREN 12.00h SHTYHET PËR NË OREN 14.00h

‘Për shkak të angazhimit tim, ju njoftoj se konferenca për media e caktuar për sot në oren 12.00 h për rastin e reperes Loredana Zefi do të mbahet sot në oren 14.00h në Hotel Emerald-Prishtinë. Ju kërkoj ndjesë!’.

Të ngjashme