Shtyhet xhirimi i “Friends”, për shkak të Coronavirusit

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 08:38 | Nga Ekonomia Online

Në fillim të vitit ishte paralajmëruar se seriali i famshëm “Friends” po rikthehet me një episod.

Por, për shkak të Coronavirusit xhirimet janë shtyrë për një kohë tjetër.

Siç ishte raportuar në mediet e huaja gjashtë aktorët do të shfaqen për herë të parë bashkë pas 16 vjetësh.

Për këtë projekt njëorësh aktorët do të paguhen nga 2.5 milionë dollarë. “Friends” është një seri televizive amerikane e krijuar nga David Crane dhe Marta Kauman.

Transmetimet filluan nga viti 1994 deri në 2004, duke zgjatur me 10 sezone. Seriali konsiderohet si një nga shfaqjet më të njohura të të gjitha kohërave

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme