Shuhet Hal Blaine, bateristi që interpretoi në mijëra hite

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Hal Blaine, bateristi i sesioneve i pranuar në Hall of Fame dhe muzikanti virtual one-man-band i viteve ’60 dhe ’70, i cili interpretoi në këngët e Frank Sinatra, Elvis Presley dhe Beach Boys dhe performoi një prej riffeve hapëse më të paharrueshme të muzikës në “Be My Baby” të Ronettes, ka vdekur të hënën.

Blaine vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Palm Desert të Kalifornisë, tha dhëndri i tij Andy Johnson, për “The Associated Press”. Ai ishte 90 vjeç.

Me të dëgjuar për vdekjen e tij, Brian Wilson i “Beach Boys” e quajti atë “bateristin më të madh të të gjitha kohërave”.

Image

Si fitues i çmimit Grammy Lifetime Achievement vitin e kaluar, emri i Blaine ishte i njohur nga shumë pak njerëz jashtë industrisë së muzikës, madje edhe kur ai ishte në kulmin e karrierës së tij.

Por çdokush që kishte gramafon, radio apo TV i ka dëgjuar tingujt e baterive të tij në këngët që e përfshinin atë të Presley “Return to Sender,” “Mr. Tambourine Man,” të “Byrds” “The Way We Were”, të Barbra Streisand, “The Vibrations”, nga Beach Boys, dhjetëra hite të prodhuara nga Phil Spector, dhe kolona zanore të “Batman”, “The Partridge Family” dhe dhjetëra seriale të tjera.”

“Hal Blaine ishte një muzikant dhe mik aq i mrekullueshëm saqë nuk mund ta përshkruaj me fjalë,” tha Wilson në një tweet ku e postoi një foto të vjetër të tij dhe Blaine të ulur pranë pianos. “Hal më mësoi shumë, dhe ai ndikoi shumë në suksesin tonë – ai ishte bateristi më i madh i të gjitha kohërave”.

Si anëtar i studio-bendit me seli në Los Angeles “The Wrecking Crew”, ku gjithashtu interpretuan edhe tastieristi Leon Russell, basisti Carol Kaye dhe kitaristi Tommy Tedesco, Blaine e krijoi një virtuozitet dhe shkathtësi që ia mundësoi atij që ta adaptojë me shpejtësi një gamë të gjerë të muzikës së popullarizuar. Sipas Rock & Roll Hall of Fame, ai interpretoi në 40 hite nr. 1, dhe 150 këngë nga top 10-shet, shkruan KOHA Ditore.

“Më besoni, ju ka pëlqyer puna e tij”, tweetoi komediani J. Elvis Weinstein të hënën.

Blaine gjithashtu interpretoi në tetë këngë që fituan “Grammy” për albumin e vitit, përfshirë “Strangers In the Night” të Sinatra dhe “Bridge Over Troubled Water” të Simon & Garfunkel.

Ai mund të jetë bateristi i vetëm që ka luajtur me Presleyn, Sinatrën dhe John Lennonin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme