Shuma marramendëse që mori fotografi shqiptar për një set fotografik

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Ndër të ftuarit në emisionin “Shiko kush Luan”, ishte edhe fotografi Endrit Mërtiri, i cili tregojë shumën më të madhe që është paguar ndonjëherë.

Gjatë sfidës “Ndaje ose haje”, njëra ndër pyetjet për Mërtirin ishte se duhej të tregonte shifrën më të lartë dhe atë më të ulët që ka marrë nga një set fotografik.

Endriti refuzoi të hajë ushqimin dhe u përgjigj se shifra më e ulët ishte 50 mijë lek të vjetra ndërsa pagesa më e lartë që ka marrë është 200.000 mijë dollarë.

Por, Rezart Veleshnja ishte kurioz dhe e pyeti nëse u pagua kaq vetëm për një shkrepje apo disa, dhe fotografi tha se për një set, jo vetëm një foto.

Të ngjashme