Si arriti ta sfidonte gravitetin Michael Jackson në hitin “Smooth Criminal”?

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 15:19 | Nga

Arritjet muzikore të Michael Jackson janë të pabesueshme: artisti i parë që ka fituar tetë Grammy në një natë; artisti i parë që ka shitur më shumë se një milion kopje të këngës në një javë.

Në paraqitjet e këngëtarit kanë luajtur rol të madh edhe paraqitjet skenike, posaçërisht vallëzimet, ku shumëkush mundohen të imitojnë lëvizjet e artistit.

Por, një lëvizje kishte tronditur tërë botën dhe shumëkush ka pyetur se si ka arritur ta bëjë një gjë të tillë këngëtari i ndjerë.

Bëhet fjalë për videon e këngës së vitit 1988 “Smooth Criminal” teksa ai përkulet 25-30 shkallë dhe kjo bëri që të studiohet lëvizja.

Megjithëse Jackson ishte në formë të mrekullueshme, ai nuk mund ta bënte manovrimin pa ndihmën dhe u bë një hile në këtë drejtim.

Një çarje në formë V-je në takën e secilës këpucë e lejon atë të përkulet edhe më shumë përpara. Para shpikjes së patentuar të këpucëve, Michael bazohej te një litar që e nuk e lejonte atë të binte, e pajisje të posaçme përreth belit, për të krijuar iluzionin.

Thuhet se ai e ka huazuar idenë e këpucëve nga çizmet e astronautëve amerikanë, që mund të përdoreshin prej tyre kur punonin në mungesë graviteti.

Theksojmë se Jackson ka ndërruar jetë në vitin 2009 në moshën 51-vjeçare, ku u gjend i vdekur në shtëpi dhe për një kohë u aludua se ka vdekur si pasojë e konsumimit të substancave narkotike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme