Si ia mori zemrën kitaristi i njohur, Rita Orës?

Prishtinë | 16 Kor 2017 | 11:11 | Nga

Këngëtarja kosovare Rita Ora, tashmë ka filluar lidhje të re dashurie me Tyrone Wood, djali i legjendës së Rolling Stone, Ronnie Wood. Sipas raportimeve këngëtarja shqiptare me famë botërore ka disa muaj që është në lidhje me kitaristin por një gjë e tillë është mbajtur sekrete, transmeton Klan Kosova.

Burime të lidhur me këngëtaren bëjnë të ditur që Rita dhe Tyrone janë njoftuar vitin e kaluar por që tashmë kanë filluar të bëjnë një hap tjetër në këtë drejtim.

Sipas mediave të huaja rozë, ylli kosovar me famë botërore madje dhe ka kaluar pushimet me të dashurin e saj më të ri! Por, tashmë është publikuar dhe një detaj tjetër,që mësohet të jetë arsyeja pse Rita vazhdon ta pëlqej djalin e legjendës së Rolling Stone.

”Rita e pëlqen Tyrone sepse ai është ndryshe nga ish-të dashurit e saj. Ritës i pëlqen sepse ai nuk është i uritur për famën”.

”Ai bënë shumë punë bamirësie e kjo me të vërtetë e ka tërhequr Ritën. Gjithësesi që Ora ka qenë përkrahëse në lidhje me këtë gjë”, mësohet të ketë thënë një burim i Rita Orës, për The Sun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme