Si ia panë hairin Iglit banorët e Big Brother VIP

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Largimit të Igli Zarkës nga Big Brother VIP, ia kanë parë hairin katër banorët që ishin në nominim gjatë kësaj jave, shkruan Express.

Falë largimit të tij kanë shpëtuar pa u eliminuar Monika, Graniti, Iliri dhe Sarah.

Moderatorja Arbana Osmani ua ka komunikuar vendimin se Big Brother ka vendosur që këtë javë të mos largohet asnjëri nga ta, kjo për shkak të largimit të aktorit Igli Zarka, ditën e djeshme.

Katër banorët, Iliri, Monika, Sarah dhe Graniti do vazhdojnë të jenë në nominim deri të premten.

Të ngjashme