Si reagoi Joeli kur pa puthjen e Ermalit me Elvanën?

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Këto kohë, për filmin “ Dy gisht mjaltë“, po flitet kudo. Që prej premierës, komedia romantike ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, ndërsa Ermal Mamaqi e Elvana Gjata kanë përjetuar momente goxha të bukura nga dallga e admirimit që kanë marrë. Por, Ermali e ka pasur dhe një çast të sikletshëm, dhe ky ishte me të birin, Joelin.

Puthjen e tij me Elvanën në film, vogëlushi s`e paska pritur mirë. Ermali e tregoi këtë gjatë një emisioni televiziv, ku rrëfeu se çfarë ndodhi: “E kishim në mes. Ishte Ami, djali dhe unë. Ishte duke parë atë momentin dhe u kthye e më hodhi një vështrim… I thashë është film babi, është film”.

‘2 Gisht Mjaltë’ ka arritur të thyeje deri tani rekordet e shitjes së biletave në vendet ku është transmetuar.

Të ngjashme